Gjatë ditëve të Samitit, Ministria e Kulturës propozoi tri nga objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore, që kërkojnë mbështetjen e diasporës, si për ristrukturimin ashtu edhe rijetëzimin.
“Shtëpia e Abatit” ose selia e shoqërisë “Bashkimi”, tashmë e rrënuar, e cila është selia e shoqërisë kulturore e atdhetare “Bashkimi”, falë së cilës gëzojmë sot alfabetin e gjuhës shqipe.
Kjo shoqëri, themeluar prej Dom Preng Doçit, mban gjurmët e emrave të shquar si: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, etj. Është një objekt unikal përsa i përket historisë.
“Muzeu Kombëtar i Arsimit” në Korçë mbetet një tjetër objekt i rëndësisë së veçantë, që rrëfen rrugëtimin e arsimit kombëtar shqiptar në të gjithë epokat.
Kalaja në Kepin e Rodonit, apo thënë ndryshe Kalaja e Skënderbeut, një mrekulli e trashëgimisë sonë kulturore, vendi ku legjendat flasin se Skënderbeu kthehej pas betejave të mëdha.
Modelet e suksesshme tregojnë për mundësitë e investimeve në trashëgiminë kulturore shqiptare