Art & Kulturë

Dhuro shpresë në fund vit, nisëm bamirëse

Të rinjtë e Durrësit i janë bashkuar kauzës për të ndihmuar personat në nevojë ekonomike. Fokusi i të rinjve këtë vit do të jetë kryesisht në fshatrat e Durrësit, ku një pjese të madhe të familjeve i janë dëmtuar banesat si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Kësaj nisme mund t’i bashkohen të gjithë qytetarët, duke dhuruar ushqime ose rroba që nuk i nevojiten më. Nisma e bamirësisë ndërmerret nga grupimet rinore jofitimprurëse, “Bicycle Durrës”, “Lëvizja Reago për Drejtësi”, “Durrësi Aktiv”, CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), “Reflect & Act Organization” dhe media Amfora.al, duke synuar t’i vijë në ndihmë familjeve në nevojë.

Ndihmat në formë dhurate do të mblidhen tek rruga “Agostin Serreqi”, Durrës, në zyrat e CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), nga ora 09:00-16:00, deri më datë 28 dhjetor, për tu shpërndarë një ditë më pas.

Për më shumë mund të kontaktoni në numrin e celularit 069 666 2444 apo të shkruani në Facebook në faqet “Bicycle Durrës, Durrësi Aktiv, Lëvizja Reago për Drejtësi apo CSDC Durrës”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).