Projekti më i ri muzikor të Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me All In Band Albania synon të prodhojë dhe promovojë muzikë cilësore për femije, nën ritmet Jazz, Blues, Swing, Salsa, etj.
“TË MIRËSJELLSHMIT”, janë banda më e re muzikore në qytet, e formuar nga disa artistë, performanca e të cilëve do t’i dedikohet fëmijëve. Ato njihen për meloditë fantastike, tekstet shëmbullore dhe dashurinë që kanë për fëmijët dhe muzikën.
Muzikantët e All In Band, këngëtarë, aktorë e balerinë do të performojnë LIVE, këngë të cilat janë kompozuar dhe shkruar nga vetë ato, enkas për fëmijët.
Tekstet e tyre prekin tema si mirësjellja, mirënjohja, vetëbesimi, komunikimi dhe bashkëveprimi me pjesëtarët e familjes, si të jemi e të bëjmë të tjerët të lumtur e plot ndodhi të tjera, me qëllim edukimin dhe mësimin nëpërmjet muzikës e kërcimit në një shfaqje interaktive.
Një muzikal dedikuar fëmijëve, me copëza historie që vijnë natyrshëm dhe gëzueshëm tek ata.
Prindër dhe fëmijë bëhuni gati të kërcejmë, e të mësojmë këngë, ritme dhe lëvizje të reja!!!
FESTA FILLON të shtunën & të dielën, ora 11:00 në teatrin Metropol.
Teksti dhe Regjia: Elona Hyseni
Muzika: All in Band
Këngëtare: Amri Hasanlliu, Sara Koçi
Koreograf: Erdet Miraka
Balerinë: Sara Koçi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Stivi Osmanaj