Art & Kulturë

“Dea open air”, aktorët e rinj mundësi bashkëpunimi me regjisorë të huaj

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” mbërrin këtë vit në edicionin e gjashtë në Tiranë, ku publiku kryeqytetas po shijon filma të zhanreve të ndryshëm të huaj dhe shqiptar përgjatë këtyre ditëve në sallën qendrore të Universitetit të Arteve, në Black Box 1 dhe 2.

Këtë herë ky festival vjen me risi e para është që po zhvillohet në kryeqytet dhe një tjetër vlerë e shtuar e këtij festivali në këtë edicion është ”Tirana Casting Lounge” ku aktorët shqiptarë mësojnë teorinë dhe praktikën e casting dhe më të mirët do kenë mundësi të bashkëpunojnë me regjisorë të huaj.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtori i këtij festivali, regjisori Edmond Topi shprehet se, ”këtë herë festivali në edicionin e gjashtë të tij vjen me dy risi, ku zhvillohet takimi rajonal i akademive të filmit ku pjesë e këtij takimi është akademia e Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës. Ky takim bëhet për të konkurruar me njëri-tjetrin për punët e tyre, me ofertën edukative dhe studimore. Risia tjetër është ”Tirana Casting Lounge” ku janë dy regjisorë gjermanë nga më të njohurit të cilët do bëjnë dy ditë workshope”.

Me rreth 70 filma të huaj, por dhe prodhime të kinemasë shqiptare, festivali nga data 2 deri më 8 maj do të jetë pjesë e jetës artistike në Tiranë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).