Në datat 6 dhe 7 Prill ora 20:00 në sallën Goethe vjen shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.
Monodramë e shkruar nga shkrimtari shqiptar, Ridvan Dibra, rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj, fazat kyqe të një femre, siç thotë autori.
E shkruar me një stil mjfat të mpreht dhe e interpretuar me mjeshtri nga aktorja Arjola Demiri, shfaqja do ta vë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi i Madalenës së bukur, të sinqert, e shpesh edhe naïve. Madalena, përgjatë një ore, sa shfaqja zgjatë, na e shpalosë historinë e saj, por që eshtë histori e shumë femrave shqiptare. Përmes rrëfimit të saj tq sinqert, herë komik, e herë shumë dramatk, na bën ta kuptojmë se sa e vështirë është të jesh femër, e sidomos të jesh femër në një tokë të sert si kjo e jona.