Art & Kulturë

Dalin premierat ekskluzive të shfaqjeve të reja në Teatrin Metropol për 2018

Teatri Metropol ka publikuar titujt e veprave që do të shfaqen premierë për vitin 2018 në sallat e tij.

Programi i shfaqjeve të 2018 përmban disa shfaqje mjaft interesante, të cilat janë:

“Ëngjëlli i katit 11” nga autori Stefan Ҫapaliku;

“Natën e mirë nënë” nga autorja Marsha Norman;

“Qielli i heshtur” nga autori Loren Gunderson;

“Ditari i Ana Frankut” nga autorët Frances Goodrich dhe Albert Hackett;

“Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervillit” nga autori Ken Ludwig;

“Metrofest” – Festivali i veprave shqiptare;

“Njëmijë e një netë” nga autorja Mary Zimmerman.

Ndërkohë, akoma nuk janë publikuar datat se kur secila prej këtyre veprave do të japi premierën e tyre. Shfaqjet e reja për fëmijët dhe të rinjtë do të publikohen më vonë.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).