Vepra e Don Kishotit, vjen për të parën herë në skenë nëpërmjet kukullave, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri në Teatrin Metropol.
Sipas regjsorit, komedia me kukulla “Don Kishoti”, është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real.
“Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në marrëdhënien midis dy personazheve kryesorë, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesta ngjarjet e kësaj komedie.”, është shprehur Ymeri.
Don Kishoti është një zotëri nga Spanja, i cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake, vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton pasuri pa fund pas fitoreve të tyre.
Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të të dashurës, Dulqinjës së Tobozos. Bashkë me Sancon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatuëes dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës.
Kjo vepër do të shfaqet tek Teatri Metropol, çdo të shtunë dhe të diel deri më datë 25 shkurt, ora 11:00.