Dajti Adventure Park Festa e Inaugurimit – Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Dajti Adventure Park do të inaugurohet më 27 korrik 2017! Parku do të jetë i hapur për publikun më 28 korrik 2017.
I vendosur në zemrën e malit Dajti dhe duke shfrytëzuar të gjitha bukuritë që ofron natyra, Adventure Park është një eksperiencë unike me aktivitete të ndryshme, për të rritur dhe fëmijë. Presim me padurim që t’ju takojmë ditën e hapjes!
Më shumë detaje do të publikohen në ditët para hapjes së parkut. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të na shkruani. Biletat do të mund të blihen në stacionin e poshtëm të Dajti Ekspres dhe çmimet për Adventure Park do të zbulohen së shpejti.