Festivali më i madh i birrës në Kosovë, nis sonte edicionin e tij të shtatë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.
Ky festival do të mbahet deri më datën 30 korrik, ku do të sjellë birrat më të njohura me çmime promovuese.
Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës, janë koordinuar që për të gjithë qytetarët t’iu ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.
Si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për t’u futur në hapësirat e festivalit do të nevojitet letërnjoftimi.