Art & Kulturë

“Coriolanus” rikthehet në Teatrin Kombëtar

13, 14, 15 dhe 16 janar 2022, Teatri Kombëtar, ArTurbina

“Coriolanus” do të jetë shfaqja e parë që ngjitet në skenë në Teatrin Kombëtar për vitin 2022. Pas premierës në dhjetorin e kaluar, drama duhej të kthehej më datat 7, 8 dhe 9 janar, por prej disa aktorëve me probleme shëndetësore, rikthimi u shty për datat 13, 14, 15 dhe 16 janar.

Vepra më politike e Shekspirit vjen në regjinë e Altin Bashës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).