Art & Kulturë

“Colours of Albania”, ja 5 fotot fituese

Edicioni i 5-të i konkursit “Colours of Albania” u shndërrua në një brand, me mijëra foto artistike të publikuara për 5 muaj me radhë, ku u evidentuan bukuritë shqiptare nën optikën e publikut të zakonshëm që luajti rolin e “diplomatit dixhital”.

Në një aktivitet përmbyllës në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku ishte i pranishëm edhe Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishin përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit, kulturës dhe medias, u shpallën edhe fotot fituese.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).