Art & Kulturë

“Beyond Memories”, çelet ekspozita e rrallë me koleksionin e pullave dhe të artit kinez

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, Qendra për Hapje dhe Dialog, në Kryeministri u hap ekspozita “Beyond Memories” (Përtej Kujtimeve).

Ekspozita e rrallë, e cila u hap në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Tiranë me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, do të ofrojë për publikun një koleksion pullash përkujtimore të lëshuara nga Posta Shqiptare në periudhën 1968-2009.

““Përtej Kujtimeve” ekspozita me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Ekspozohen një koleksion pullash përkujtimore me tematikë Kinën, të lëshuara nga Posta Shqiptare përgjatë viteve 1968-2009, gjithashtu dhe vepra tradicionale artistike nga qyteti Nanjing, Kinë,” shprehet Qendra për Hapje dhe Dialog.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 29 nëntor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).