Art & Kulturë

“City”, romani i përkthyer më i mirë i 2018-ës

Romani “City” i Alessandro Baricco është shpallur si vepra më e mirë e përkthyer në shqip gjatë vitit 2018. I sjellë në shqip nga Mimoza Hysa dhe i botuar nga Dudaj, ky libër u përzgjodh përmes një votimi online.

Në kuadrin e aktiviteteve të Festivalit Kulturor “Fije Bari”, Dr. Albert Gjoka, drejtuesi i platformës online Bukinist.al do të zhvillojë një bisedë me përkthyesen, Mimoza Hysa rreth kësaj vepre, pritjen e saj nga lexuesi shqiptar, romanet e Alessandro Bariccos në shqip dhe planet e saj në të ardhmen.

Të gjithë fituesit e çmimeve letrare në kategoritë: Romani shqip, romani i përkthyer, poezia shqipe, libri për fëmijë, libri non-fiction dhe zhvillimi personal i gjeni tek linku: https://bukinist.al/sq/317-cmimet-bukinist-2018

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).