Art & Kulturë

Çfarë të bëni nëse s’keni mjaftueshëm para për dhurata

Dëshironi të bëni dhurata për festa, por nuk keni dhe aq shumë mundësi.

Ja ç’mund të bëni:

Gatuani diçka

Fakt: Njerëzit i duan ëmbëlsirat. Jo vetëm që do të dhuroni diçka të bërë me shumë dashuri nga ju, por edhe kostoja do të jetë relativisht e lirë. Mund të gatuani biskota, kek me mollë, panetone dhe ëmbëlsira të tjera, të cilat mund t’i personalizoni për ta bërë dhuratën të duket më e veçantë.

Organizoni një darkë me miqtë/familjarët

Blerja e dhuratave është argëtuese dhe domethënëse, por koha që kalon me ta ka vërtet rëndësi. Në fund të ditës, janë kujtimet ato që mbesin përgjithnjë. Me pak buxhet mund të organizoni një darkë me miqtë/familjarët.

Të tjera aktivitete që mund të organizoni

– mblidhuni për të parë një film;
– shkoni në kinema/teatër;
– dilni për të konsumuar diçka në mbrëmje.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).