Art & Kulturë

Ekspozita “Lear” mbledh 55 artistë nga qytete të ndryshme të vendit

Në qytetin e Beratit u çel ditët e fundit edicioni i XXII i ekspozitës “Lear”, e cila ka mbledhur 55 artistë, që janë prezantuar me veprat e tyre në pikturë, skulpturë, vizatim dhe fotografi artistike.

Në ekspozitën e çelur galerinë “Eduard Lear”, ishte i pranishëm kryetari i bashksië, Ervin Demo, përfaqsues të tjerë të pushtetit vendor, artistë, artdashës etj,

“Rikthyem shkëlqimin e ekspozitës “Lear” – edicioni XXll, me pjesëmarrjen e 55 artistëve dhe 79 punimeve të gjinive dhe teknikave të ndryshme”, tha në fjalën e tij Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “kemi kënaqësinë të kemi pjesëmarrës artistë të mirënjohur nga e gjithë Shqipëria si Kujtim Buza, Pashkë Pervathi, Nikolin Ivanai, Pandi Mele etj, dhe artistë beratas si Agron Polovina, Aleksandër Vreko, Llambrini Dena, Nezir Ago etj”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 janar 2020, vit që sipas Demos, do të jetë i mbushur me aktivitete të arteve pamore.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).