Imagjino një ditë të bukur Korriku. Ti ndodhesh në një plazh me një pije të ftohtë në dorë dhe me një laptop përpara vetes. Papritmas merr vesh se për 15 minuta do të mbahet një mbledhje urgjente në kompaninë tënde, e cila ndodhet në Tiranë. Normalisht do të mendoje se nuk do ishte e mundur të bëheshe pjesë e këtij takimi, por këtë herë takimi zhvillohet në Metaverse.
Në këtë pikë nëse nuk je familiar/e me Metaverse, me shume mundësi po pyet veten: Çfarë është Metaverse? Një Zoom call 3 Dimensional? Apo një video call me filtra ku nuk kuptohet që ti je në plazh dhe jo në zyre?
(Përgjigja e saktë: Anjëra nga të mësipërmet.)
Metaverse është një hapësirë virtuale me të cilën njerëzit mund të ndërveprojnë në kohë reale. Teknikisht gjithcka që ju duhet për të aksesuar Metaverse janë dy aplikacione të cilat mund të shkarkoni falas në smartphone tuaj dhe një paisje që vendoset në kokë në formën e syzeve shume të gjëra (headset) prej të cilës ju mund të shikoni një ekran i cili duket sikur ju rrethon.
Brenda kësaj hapësire ju mund të komunikoni me njerëz reale përmes një mikrofoni dhe të merrni pjesë nëpër evente të ndryshme si shfaqe komedike live ose klube të ndryshme filmi ose libri. Dallimi më i rëndësishëm mes këtij modeli komunikimi dhe atij të cilit ne jemi mësuar të kemi përmes internetit është se në Metaverse ju keni një trup tre dimensional me karakteristika të personalizuara.
Por përse duhet të interesohem për Metaverse?
Teknikisht Metaverse është ende në hapat e para, megjithëatë ajo shumë shpejt mund të ndryshojë mënyrën se si ne studiojmë dhe punojmë.
Universiteti Stanford ishte i pari që ka mbajtur disa leksione në Metaverse. Gjatë vitit 2021 263 studentë gjatë 20 javëve kanë kaluar mbi 3500 orë në Metaverse sëbashku. Profesorët kanë raportuar se studentët janë përfshirë më shumë në diskutime në Metaverse krahasimisht me leksionet e mbajtura në Zoom ose platforma të ngjashme.
Ndërkohë që universitetet mendojnë të implementojnë Metaverse akoma më shumë, punëdhënësit po e dashurojnë atë akoma më shumë.
Në kohët moderne, sidomos pas lehtësimit të masave pas pandemise, shumë kompani nëpër botë filluan të humbnin shumë punonjës pasi këta punonjës ishin më të lumtur duke punuar nga shtëpia. Ndaj shumë kompani janë detyruar të krijojnë mundësinë për një numër shumë të lartë punonjësish që të punojnë totalisht nga shtepia (Remote) ose dhe nga shtëpia dhe nga zyra (Hibrid). Në të dyja rastet, takimet që deri më sot janë mbajtur përmes Zoom po fillojnë të mbahen në Metaverse, ku 3 dimensionaliteti i pjesmarrësve e bën çdo takim të duket më real.
Gjithashtu puna në Metaverse nuk është më një koncept. Në kohën që ky artikull po shkruhej, dhjetra njerëz po punonin në Kazino virtuale ndërkohë që disa të tjerë po mbajnë shfaqe komedike të cilat mund të aksesohen kundrejt një tarife të caktuar.
Në dekadën e fundit rrjetet sociale u bënë shumë të rëndësishme për rritjen dhe krijimin e një personaliteti për një kompani ndërsa në dekadën e re Metaverse pritet të ndryshojë mjedisin dhe mënyrën se si bizneset funksionojnë dhe se si punonjësit punojnë.
Kompani të njohura si Samsung, Atari, Adidas e Gucci kanë filluar proceset e krijimit të dyqaneve të tyra virtuale në Metaverse, ndërkohë që shumë kompani të tjera janë duke e konsideruar, ose duke kërkuar njerëz të talentuar të cilët mund ti ndihmojnë me kalimin nga bota reale në atë virtuale.