Art & Kulturë

Album Review: Harry’s House nga Harry Styles

Suksesi komercial i Harry Styles pas largimit të tij nga grupi One Direction ishte surprizues dhe i papritur. Kenga e parë e lancuar nga vete artisti në 2017 e titulluar “Sign of the Times”, një baladë e ngjashme me baladat e Bowie ose Queen ishte një hit i menjëhershëm i cili e pozicionoi artistin në botën e muzikës Pop-Rock, një pozicion i cili u konfirmua plotësisht me publikimin e albumit të tij të parë. Përmes look-ut të tij unik, përdorimit të kitares elektrike dhe këngëve të frymëzuara nga muzika pop-rock e viteve ’80-’90, Harry Styles u konsiderua nga shumë një Mick Jagger i kohëve moderne.

Me albumin e tij të tretë “Harry’s House”, Harry Styles dëshmon edhe një herë se ai mund të krijojë muzikë sa personale dhe të ngrohtë, aq edhe elegante e të rafinuar.

Kënga e parë promovuese e këtij albumi “As It Was”, një tjetër sukses komercial i menjëhershëm i artistit dëshmon qartësisht pjekurinë artistike të artistit Britanik dhe në të njëjten kohë krijon pritshmëritë për albumin e tij të ri.

“Harry’s House” është një album këngët e të cilit edhe pse nuk kanë të njëjtën estetike, tejcojnë të njëjtën ndjesi. 4/5

Nga trumpetat e këngës së parë të albumit “Music for a Sushi Restaurant”, e deri tek baladat si “Matilda” dhe “Boyfriends”, Harry Syles përmes albumit të tij të tretë bën një tour shumë personal të “shtëpisë” së tij i cili padyshim ju bën të ndiheni më mirë dhe pozitivë.

“Harry’s House” mund ta dëgjoni në çdo platformë streaming ose përmes kopjeve fizike të albumit të disponueshme në website zyrtar të artistit: hstyles.co.uk

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).