Romani i ri nga Michel Houellebecq

Romani i ri nga Michel Houellebecq do të dalë me 4 janar të vitit 2019-të. Shkrimtari më i mirë dhe më kontraverz francez do të sjellë kësisoj romanin ‘Serotonine’, libër me 347 faqe që e kthen në skenë shkrimtarin e njohur i cili është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe me disa prej librave të […]

Klubi i Librit në Shtëpinë e Evropës

“Klubi i Librit në Shtëpinë e Evropës” është një nismë për të pasionuarit e letërsisë dhe leximit. Për takimin tonë të katërt kemi përzgjedhur librin “Mbytja e anijes” të shkrimtarit italian Alessandro Leogrande, një roman investigues mbi mbytjen tragjike të Katërit të Radës në Kanalin e Otrantos në vitin ’97. Të gjithë të interesuarit janë […]

Letërsia shqipe në listën e “PEN America Literary Awards” për 2019

Letërsia shqiptare sjell lajme të mira. “Negative Space” i poetes Luljeta Lleshanaku (New Directions), përkthyer ne anglisht nga Ani Gjika është përzgjedhur nga pen_america në listën e “PEN America Literary Awards” për vitin 2019.  Në prezantimin që botuesi i bën autores në kopertinë ndër të tjera thuhet: “Shumë nga poezitë nuk i referohen ndonjë vendi specifik ose […]

Përurimi i librit “Erdhëm nga uji”

Dikur ishim një me oqeanin e vjetër të kaltër dhe të bardhë derisa dikush mori një grusht ujë prej oqeanit dhe e hodhi në tokë që atëherë rrotullohemi rreth diellit dhe vetes shpikëm mikroskopin dhe anijen kozmike për të kërkuar origjinën tonë të lashtë një ditë do të ikim nga ky planet të vegjël dhe […]

“Shtyllat e tokës”, KEN FOLLET

Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë – kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it. Me këtë libër, Follett rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm… Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit, me atmosferë autentike dhe […]

“Lulëkuqja dhe Kujtimi”, Paul Celan vjen në gjuhën shqipe

Poeti i madh gjerman i pas Luftës së Dytë Botërore, Paul Celan erdhi për lexuesin shqiptar në Panairin e Librit ”Tirana 2018” me vëllimin poetik ”Lulëkuqja dhe Kujtimi” ku çdo poezi është një vepër arti. Poezitë e tij enden midis jetës dhe vdekjes, midis kujtimit dhe harresës, midis luleve që çelin dhe zjarrit zhuritës, polaritet […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).