Art & Kulturë

Klubi i Librit në Shtëpinë e Evropës

“Klubi i Librit në Shtëpinë e Evropës” është një nismë për të pasionuarit e letërsisë dhe leximit.
Për takimin tonë të katërt kemi përzgjedhur librin “Mbytja e anijes” të shkrimtarit italian Alessandro Leogrande, një roman investigues mbi mbytjen tragjike të Katërit të Radës në Kanalin e Otrantos në vitin ’97.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të na bashkohen ditën e premte, 14 dhjetor, në orën 18:00, për të diskutuar përshtypjet dhe mbresat e tyre në ambientet e Europe House me të ftuarit tanë, botuesen Arlinda Dudaj, përkthyesin Erion Gjatolli dhe studiuesin Agim Baçi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).