Art & Kulturë

Burrnesha shqiptare shkon në Festivalin e Berlinit

“Sworn Virgins” është një film italian, por ku flitet shqip, rreth historisë së burrneshave shqiptare, të cilat janë betuar sipas Kanunit, të jetojnë si burra gjithë jetën e tyre. Ky film mori shumë kritika pozitive në festivalin e Berlinales më 2015.

Trailer i “Sworn Virgins”:

Aktorja kryesore e këtij filmi është italiania Alba Rohrwacher, e cila do të rikthehet në edicionin e 68-të të Berlinales si protagoniste në një film të ri, të titulluar “Figlia Mia”.

Ky film është prodhuar nga e njëjta regjisore që bëri “Sworn Virgins”, Laura Bispuri, ku trajtohet historia e një vajze, e cila gjendet mes dy emocioneve, mes dashurisë për nënën biologjike dhe për nënën që e ka adoptuar.

Festivali prestigjioz i Filmit në Berlinale 2018 do të mbahet në datat 15 – 25 shkurt, ndërsa këtë vit mes regjisorëve që sjellin filmat e tyre, janë edhe Wes Anderson me “Isle of Dogs”, “Dovlatov” me regjisor Alexy German Jr dhe “Mug” nga Malgorzata Szumoëska, në mesin e emrave të tjerë.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).