Samson Motors ka dizenjuar makinën e parë sportive fluturuese e quajtur “Switchblade”, e cila do të dalë në shitje vitin tjetër për 90 mijë paund!
Kjo makinë arrin një shpejtësi prej 321 km/h dhe ngrihet deri në 3962m lartësi. Me anë të një komande, ajo mund të kthehet nga një makinë normale në një mini helikopter, ku pasi mbërrin në tokë, krahët e saj rikthehen në vendin e caktuar dhe janë të sigurta nga dëmtimet.
Ajo do të ketë dy vende, hapësirë për një valixhe me peshë 22 kg dhe një kabinë të gjerë. Për ta fluturuar këtë makinë, do t’ju duhet të pajiseni me një liçencë fluturimi dhe gjithashtu të keni një patentë kur jeni duke e ngarë në tokë.
Korrespodenti i kompanisë Samson, ka deklaruar se kjo makinë do të vij në tre versione të ndryshme.
“Modeli Snowbird është për vendet me klimë të ftohtë, Trek për mjediset e ashpra dhe Aurora, është një kombinim i dy modeleve të para. Ju mund ta nisni Sëitchblade nga çdo aeroport publik në çdo moment dhe po ashtu, keni lejen që ta ulni atë në të gjitha aeroportet.”, është shprehur ai.
Sipas kompanisë, kjo makinë do të funksionojë me një sistem elektrik.