Art & Kulturë

Bullgur me pulë e perime

Një gjellë pak e pazakonshme, e cila do t’iu kënaqë me shijen e veçantë.

Përbërësit:

500 ml ujë
200 gr mish pule
1 gotë bullgur
1 qepë
1 karrotë
1 spec
vaj
kripë dhe piper i zi

Përgatitja: 

1. Perimet lajini e pritini në kubikë. Kaurdisini në vaj.

2. Shtoni edhe mishin e copëtuar dhe vazhdojeni kaurdisjen edhe për 10 minuta të tjera.

3. Pas kësaj periudhe, shtoni bullgurin dhe kaurdiseni për pak kohë.

4. Shtoni ujin, mbulojeni me kapak dhe vazhdojeni zierjen edhe për 15 minuta të tjera në temperaturë të ulët ose derisa të shterrojë uji.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).