Kinoklubi Frankofon: “Le Mystère Henri Pick” nga Rémi Bezançon

Shfaqja e filmit «Misteti i Henri Pick», nga Rémi Bezançon
(2019 – 1h41- komedi, dramë)

Brenda një biblioteke të çuditshme thellë në Bretanjë, në botuese e re zbulon një dorëshkrim të jashtëzakonshëm, të cilin vendon ta botojë menjëherë. Romani bëhet libri më i shitur. Por autori i tij, Henri Pick, një picajol breton vdekur para dy vitesh, nuk kishte shkruar, sipas gruas së tij, asgjë tjetër në jetë përveç listave të pazarit. Një kritik i famshëm letrar, i bindur se bëhej fjalë për një mashtrim, vendos të hetojë me ndihmën e vajzës enigmatike të Henri Pick.

Sinopsi: https://www.youtube.com/watch?v=ceA4A7QuJMo

FALAS – Në gjuhën frënge me titra në shqip
Organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.