Bisedë
Ergin ZALOSHNJA
Ditën e mërkurë, datë 11 mars 2020, ora 18:00
ZETA
Në kuadër të Programit të Rezidencës Rajonale në Tiranë, REZISTENCA, mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili përqëndrohet në mbështetjen e kërkimit artistik dhe shkëmbimit rajonal për artistët nga katër vende të rajonit: Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nga datat 9 mars deri më 8 prill 2020, ZETA – Qendër për Artin Bashkëkohor do të organizojë një seri bisedash me të ftuar / artistë, puna dhe kontributi i të cilëve është e lidhur me temën e rezidencës.
Rreth Artistit:
Ergin ZALOSHNJA (1979) ka studiur në Akademinë e Arteve të Bukura në Firenze. Aktualisht ai jeton dhe punon në Tiranë.
Punët e tij janë ekspozuar në: Blickle Kino, Wien (2019); shitet toka, HAD, Epeka, Graz, Austri (2019); Performing Exhibition, “Integration Center”, Tirana Art Lab, Tiranë (2018); Weed Nation, Gallery on the Move, Tiranë (2018); Double Feature # 8, Tirana Art Lab, Tiranë (2017); International Onufri Prize, Stranger than Kindness, GKA, Tiranë (2016); Greening Theater-An Art Retrospective on Public Space, FAB Galeri, Tiranë (2016); Tirana Open1, Project Ultra-Mobility, SPUTNIK production, Tiranë (2015); Miza Galeri- Tiranë (2014); Let Us Start From The Midle, Tirana Art Lab, Tiranë (2014); Çmimi Onufri XX, GKA, Tiranë (2013); Online Publication One Annual Years Of Independence, Tirana Art Lab (2012); Tools For Revolution Or Just For Sale, Rotte Metropolitan, Villa Romana, Firenze (2009); Our Nature, Villa Serena, Bologna (2005); Contested Space, Spazio Alcatraz, Stazione Leopolda, Firenze (2003); U – topos, Tirana Biennale 2, Debatik Center of Contemporary Art, Tiranë (2003); Le citta della gente, Networking City, Prato (2003); The Promised Land, O’artoteca, Milan (2002); Networking, Palazzo delle Papesse, Siena (2002); Networking, Ex Macelli- Prato, (2001); ndër të tjera.