Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, duke pasur gjithmonë në vëmendje promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe personaliteteve që i japin dinjitet asaj, çeli sot një ekspozitë përkujtimore në 120-vjetorin e lindjes së shqipëruesit, publicistit, studiuesit Skënder Luarasi (1920-1982).
Në këtë ekspozitë u sollën në vëmendje të publikut nga artikujt e tij të parë botuar në periodikun e kohës si “Dielli”,”Rilindja e Arbënis”,”Zëri i Korçës”, ”Studenti”, “Dialëria”, etj.; shqipërimet e emrave më të mëdhenj të letërsisë botërore si : Friedrich von Schiller, Johann Wolfgang Goethe, William Shakespeare, George Gordon Byron, Charles Dickens, Walt Whitman, Aleksandr S. Puskin, Feliks Lope dela Vega, Henry W. Longfellow, John Milton, Kalidasa, etj.
Nuk mund të lihen jashtë vëmendjes veprat të cilat janë përmbledhur dhe përgatitur prej Skënder Luarasit si, “Kolonel Thomson” (1934); “Vepra” e Migjenit (1957); “Petro Luarasi : jeta dhe vepra” (1958); “Fjala shqipe” (1961); “Gjerasim Qiriazi : jeta dhe vepra” (1962); “Ismail Qemali” (1971); “Isa Boletini : jetëshkrim i shkurtër” (1972), etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin e Bibliotekës Kombëtare.