Vaçe Zela “rikthehet” në Lushnjë

Memoriali kushtuar “Artistes së Popullit”, Vaçe Zela është vendosur në “Sheshin e Qytetarëve” në qytetin e Lushnjës.

I gjithë sheshi atë ditë ishte i Vaçe Zelës, e cila i dha dinjitet me praninë e saj të derdhur në bronz dhe me këngët e shumta, që me zërin e motrave Libohova, Irmës dhe Erandës, si dhe të Sidrit Bejlerit, Orgesa Zaimit, Klint Çollakut, Dario Zelës, Elida Gjermenit, Valbona Hekuranit, Nikoleta Allkanjarit, Gëzim Xhaxhait, ngritën peshë zemrat e qytetarëve dhe të rinjve, që kishin mbushur sheshin si kurrë më parë.

Vaçe Zela ka bashkëpunuar me kompozitorët më në zë të muzikës së lehtë shqiptare, si: Tish Daija, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Agim Prodani etj.

Përfundimisht u largua nga skena në vitin 1990. Vaçe Zela u lind në Lushnje më 7 prill 1939 dhe vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret ikonë të skenës shqiptare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).