Art & Kulturë

Berlinale qëndron kundër abuzuesëve, vendos të mos shfaq filmat e tyre ne festival

 

Dieter Kosslick, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ka bërë të ditur ditën e djeshme se në festivalin e Berlinales nuk do të shfaqen filmat ku marrin pjesë aktorët që janë akuzuar për abuzim seksual.

Kështu, ky festival ashtu si kolegët e tij, ka treguar mbështetjen e tij ndaj fushatës #Metoo.

Sipas drejtorit, do të jenë rreth 5 filma të cilët nuk do të shfaqen në edicionin e 68-të të këtij viti, edhe pse emrat e tyre nuk janë publikuar akoma.

Është një prej debateve më sensibilizuese që ka ndodhur së fundmi dhe ka prodhuar rezultate të jashtëzakonshme. Nuk mund të garantoj se në filmat tjerë nuk do të dalë ndonjë gjë e papritur rreth kësaj çështjeje”-, ka rrëfyer Kosslick.

Festivali fillon më 15 shkurt dhe në të do të jenë gjithsej 400 filma që do të vijnë këtë vit në Berlinale, para audiencës nga mbarë bota.

Fushata #Metoo, e startuar nga akuzat e disa aktoreve mbi personazhe të njohur që i kishin ngacmuar seksualisht, do të ketë edhe programin e vet filmik në Berlinale.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).