Komedia e suksesshme “Shirli Valentina” nga regjisorja Driada Dervishi, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 8, 9, 10 e 11 shkurt, ora 19:00.
Shirli Valentina është një nga veprat më të sukseshme të autorit anglez Willy Russell, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze .E vënë në mbi 30 vende në mbarë botën, kjo vepër vjen për herë të parë në Shqipëri.
Fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si “Komedia më e mire” e vitit 1988, “Shirli Valentina” është konceptuar në formën e një ‘one woman show’ , ku përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.
Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë: E mrekullueshmja Olta Daku, e cila, përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat.
Kjo komedi klasike dhe moderne, nga e cila do të vazhdoni të buzëqeshni gjatë, edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar, do të kurohet si në skenë, ashtu dhe në kostume nga Laedia Hajdari. Fotografitë: Soela Zani