AQSHF shfaq “Kryekënga e Kombit,” dokumentar mbi historinë e Himnit Kombëtar

26 Nëntor, 11:00, Sallën e Kinemasë në AQSHF

Më 26 nëntor, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shfaqë dokumentarin “Kryekënga e Kombit” që rrëfen historinë e plotë të Himnit Kombëtar shqiptar që nga lindja e deri më sot.  

Dokumentari do të shfaqet në sallën e kinemasë në AQSHF në orën 11:00. “Kryekënga e Kombit,” një prodhim i vitit 2012, vjen me regji dhe skenar të Petrit Rukës. Piro Milkani shërbeu si producent.

Hyrja do të jetë e lirë për publikun