Filmi “Familja” i shtëpisë filmike “2B Studio” me producent Bardhyl Bejtullahu dhe Besar Zahiti, ka hapur audicionet për aktorët që do të luajnë në këtë produksion.
Me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu, ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Konkretisht, kërkohen aktorë për këto role:
LONA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë të këndojnë, si dëshmi duhet të dërgojnë një video aktuale të xhiruar me telefon duke kënduar).
BARDHI – mosha 35-45 vjeçar.
SHEGA – mosha 35-45 vjeçare.
ADEMI – mosha 35-45 vjeçar.
GENTI – mosha12-16 vjeçar.
NITA – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikueset që dinë ti bien ndonjë instrumenti muzikor: kitare, piano, bateri etj).
DRENI – mosha 16-20 vjeçare (përparësi do të kenë aplikuesit që dinë ti bien ndonjë instrumenti muzikor : kitare, piano, bateri etj).
HANA – mosha 50-60 vjeçare.
MESUESJA – mosha 20-30 vjeçare.
REXHA – mosha 25-45 vjeçar.
Të interesuarit duhet të e dërgojnë CV-në, apo shoëreel për projektet filmike të deritanishme, dy fotografi (portret, pamje anash dhe para), poashtu edhe një videoprezantim të shkurtër, mund të jete i xhiruar me telefon.
Dërgimi i të dhënave është i hapur, deri më 04 prill 2018, për të gjithë aktorët shqiptar, të të gjitha trevave. Aktorët që do të futen në rrethin e ngushtë të seleksionimit do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë.