“Shqipëria, ky vend befasues, ende pak i njohur dhe larg turizmit masiv, është destinacioni i fundit që do të zbulojmë”, shkruan faqja e njohur turistike italiane “GoodTrekking.it”.
Në këtë artikull, është bërë një përmbledhje e historisë së Shqipërisë, që nga koha e diktaturës, pushtimi Osman dhe disa vende që duhet të vizitohen nga turistët. Lexojeni të plotë më poshtë.
“Kombi për vite ka qenë nën regjimin komunist (nga viti 1946 deri në vitin 1990) dhe shumë bunkerë të dukshëm në të gjithë territorin e dëshmojnë. Për të kujtuar këtë periudhë të historisë ushtarake dhe jetën e përditshme të njerëzve, u ndërtua një bunker muze BUNK’ART 2 pranë zonës së këmbësorëve të Tiranës, e cila rindërton ngjarjet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë nga viti 1912 deri në 1991 dhe zbulon sekretet dhe tmerret e saj.
Një tjetër simbol është Blloku, lagja e modës e qytetit me restorante, bare, dhe kafene që dikur ishte zonë “e ndaluar” dhe e paarritshme në të cilën diktatori Enver Hoxha jetonte me anëtarët e vet dhe ku është akoma ish-rezidenca e tij e banimit.
Shtëpitë me ngjyra pastel që i japin një atmosferë të gëzuar kryeqytetit janë një kontrast i këndshëm; ato janë rilyer në sajë të një projekti rizhvillimi nga ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama.
Nuk ka qendër të vërtetë historike, por nuk mungojnë edhe vendet interesante siç janë Sheshi Nënë Tereza, Xhamia Ethem Beut dhe Sheshi Skënderbej (hero kombëtar) ku ndodhet monumenti i tij, i hipur mbi kalë, Teatri, Biblioteka Kombëtare dhe Kulla e Sahatit.
Me përmirësimin e kohës, njerëzit shëtisin në parqet e panumërta të qytetit, që janë pjesë e programit të Gjelbër, po me iniciativën e Edi Ramës, i cili ka krijuar hapësira të gjelbra.
Nëse shkojmë më tej në veri, arrijmë në Krujë, një qytet piktoresk mesjetar, simbol i rezistencës anti-osman, të vendosur në shpatet e malit me një pamje spektakolare të luginës poshtë dhe detit Adriatik, ku në ditë të qarta mund të shihni Ostuni (Puglia).
Ndër atraksionet e ndryshme, përveç pazarit të vjetër, ekziston edhe kalaja, brenda mureve të saj, muzeu Skënderbej dhe një fshat mesjetar i banuar ende.
Pranë, nga një rrugë e paasfaltuar, mund të arrini në shpellën mbresëlënëse të Bektashinjve.
Në “tokën e shqiponjave” ka ende shumë për të parë, siç është Berati, qyteti i një mbi një dritareve, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, ose Durrësi, kryeqyteti i portit më të vjetër në Mesdhe, ose Pogradeci, ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit me ujin kristal të qartë dhe sigurisht … detin e mrekullueshëm!
Shqipëria ka pësuar disa sundime, ajo e Perandorisë Osmane, ajo e Mbretërisë së Italisë dhe më në fund ajo e Partisë Komuniste, tani është një republikë, jo larg prej nesh, që ia vlen të vizitohet”.