Romani i Bashkim Shehut “Loja, shembja e qiellit” ka konkurruar për çmimin ‘Prix Méditerranée Etranger 2018’, por në vend të tij ka marrë ‘Vlerësimin Special të Jurisë’.
Ky konkurs që zhvillohet çdo vit në Francë, është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet për letërsinë e përkthyer.
Këtë rradhë, trofeun e rrëmbeu shkrimtari amerikan Daniel Mendelsohn, i cili është fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjoze dhe një nga kontribuesit kryesorë në New York Review of Books.
Ismail Kadare, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Umberto Eco e shkrimtarë të tjerë, listohen si fituesit e çmimit Prix ndër vite.
“Vlerësimi special i jurisë” që iu atribua Bashkim Shehu, është e dyta herë që i jepet dikujt në 27 edicionet e këtij çmimi. Romani i tij “Loja, shembja e qiellit” ka fituar çmimin letrar “Balkanika” në Francë.