Art & Kulturë

“Aulona Inter Folk”, Vlora zbukurohet me ngjyra

Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Aulona Interfolk”, që është pjesë e aktiviteteve në çelje të sezonit turistik në Vlorë, vlerësohet nga specialistët si një nga aktivitetet më të spikatura në trevat shqiptare dhe më i madhi në Shqipëri në llojin e vet dhe me një gjeografi pjesëmarrjeje që shtrihet në Europë e Azi.

““AULONA Interfolk FESTIVAL” edhe në edicionin e 11-të, sjell vlera të reja, të freskëta e të papërsëritshme estetike, si dëshmi e qytetërimit të lashte europian të kombit shqiptar dhe kombeve të tjera pjesëmarrëse. Përmes pjesëmarrjes së shumë grupeve nga rajoni dhe bota, festivali është shndërruar në një urë për të shkuar më shpejt në zemrat e njëri-tjetrit, për të njohur dhe kuptuar që jemi të ngjashëm aq sa edhe të veçantë me kulturat dhe traditat që bart secili”, – tha ministrja e Kuturës, Elva Margariti.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli, tha për ATSH-në se “pavarësisht motit të keq qyteti bregdetar i Vlorës mori ngjyra feste. Në skenën e festivalit, e cila tashmë po kthehet në traditë në kinemanë verore në Lungomare u zhvillua konkurrimi i grupeve pjesëmarrëse me një koncert të madh të të gjitha grupeve”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).