Art & Kulturë

Sot ka Eurovizion

Pas muajsh përgatitjesh, sonte fillon faza e parë e konkursit të 64-të të Eurovisionit, në të cilin artistët nga 17 vende të Europës do të performojnë në gjysmëfinalen e parë të Tel Avivit, ku 10 këngë fituese do të kualifikohen për finalen e madhe të së shtunës.

Përfaqësuesit e natës së sotme do të jenë ata të Qipros, Malit të Zi, Finlandës, Polonisë, Sllovenisë, Çekisë, Hungarisë, Bjellorusisë, Serbisë, Belgjikës, Gjeorgjisë, Australisë, Islandës, Estonisë, Portugalisë, Greqisë dhe San Marinos.

Tifozët e Eurovisionit mund të votojnë nëse vijnë nga një nga 17 vendet pjesëmarrëse në gjysmëfinale.

Të ashtuquajturat “Big Five” Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – hyjnë automatikisht në finalen e madhe, pasi ato japin kontributet më të mëdha financiare për Bashkimin Europian të Transmetimeve (EBU), i cili prodhon konkurrencën.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).