Art & Kulturë

Audicion tek Teatri Metropol

Teatri Metropol shpall audicionet në dt. 22 Qershor, ora 17:00 për rolet në veprat nga dramaturgjia shqipe që do të vihen në skenë në festivalin #MetroFest2018

Veprat janë:
• ‘Kryet e hudhrës ‘– komedi e shkruar nga Kristë Berisha, regjia nga Sonila Kapidani
• ‘Rrajët që lëvizin’ – dramë e shkruar nga Ernest Koliqi, regjia nga Rozi Kostani
• ‘Makaronat e shejtanit’ – komedi e shkruar nga Lazer Lumezi, regjia nga Rexhina Mollaymeri
• ‘E mbesa e komunarit’ – komedi e shkruar nga Kristo Floqi, regjia nga Aldi Hysotoçi

• Aktorët e interesuar duhet të jenë nga mosha 18-40 vjec dhe të kenë zgjedhur nga repertori i punëve të tyre një material të shkurtër 2-3 minuta për të interpretuar; një këngë; dhe një etyd plastik- 2 min.

Mirë u takofshim dhe paçi fat! 🤞🏻

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).