Artan Draçini, piktori e grafisti nga Shkodra, me 22 shtator 2017, në orën 19:00, do të hapë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ekspozitën personale të titulluar “E shkuara: e ardhjma e së tashmes”.
Ekspozita ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një echo këmbane në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen. Një proces i tillë riciklimi i ndodhive imagjinative e krijon një pjesëz Art të qëndrueshëm në sistemin e vlerave të artit modern shqiptar të shekullit që jetojmë.
Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale – grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional. Kjo ekspozitë do të qëndroje e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.