Art & Kulturë

Arkitekturë tradicionale në Alpet Shqiptare

Arkitekturë tradicionale në Alpet Shqiptare – një shkëmbim ndërkulturor dhe ndërdisiplinor në Theth
18.10.2017, ora 19:00 – 21:00
Kinema „Milennium“, Shëtitorja „Murat Toptani”
Hyrja e Lirë!

Në fillim të vitit 2017 studentët e Universitetit të Kassel-it, Tiranës dhe Shkodrës, profesorët e tyre, banorët vendas dhe ekspertët u morën me studimin e arkitekturës tradicionale, peisazhin unik kulturor dhe historinë. Aktiviteti është dukumentuar në një film të shkurtër titulluar “Design Code – Kanuni i ri i Malësisë” i cili do te shfaqet së bashku me ekspozitën ku prezantohen rezultatet e punës.

Në përfundim të aktivitetit pjesëmarrësit janë të ftuar për një kokteil.

Një aktivitet i projektit “Mbrojtja e Agro-Biodiversitetit në Shqipërinë Rurale”(CABRA) i GIZ-it (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe GOPA Worldwide Consultants.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).