Art & Kulturë

Arilena Ara rrëmben çmimin e madh në Paris

Edicioni i 41-të i “The Best Awards” është mbajtur në Paris dhe krahas emrave të mëdhenj të fushave të ndryshme të artit, ishte një vend special edhe për këngëtaren shqiptare.

Arilena ka rrëmbyer çmimin “The Best Awards” për kategorinë e muzikës si “Këngëtarja fenomen e vitit” duke vulosur kështu, për të disatën herë, suksesin e një viti të artë.

Për muzikën, këtë vit, ishte përfaqësuese Arilena Ara, e cila, me hitin e saj “Nëntori”, por edhe me këngët e albumit të ri, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).