Nga 25 Nëntori, në kinematë e vendit
Duke nisur nga data 25 nëntor, “House of Gucci,” filmi me regji të Ridley Scott, do të shfaqet edhe në kinematë e Shqipërisë.
“House of Gucci” bazohet në librin e vitit 2001 me titull “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” nga Sara Gay Forden. Në role protagonistë përmenden Lady Gaga, Adam Driver, Jared Leto, Jeremy Irons, Salma Hayek dhe Al Pacino.
Drama biografike pati premierën botërore më 9 nëntor, në Londër, ndërsa premiera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet më 24 nëntor.
Filmi shfaq ngjarjet pasi Patrizia ambicioze josh Maurizio Gucci dhe bëhet pjesë e dinastisë luksoze italiane, Gucci. Maurizio nuk ka shumë influencë në biznesin e familjes; pushteti i vërtetë qëndron në duart e babait të tij, Rodolfo dhe xhaxhait, Aldo. Nëse një e jashtme si Patrizia do vërtet të ketë ndikim te Gucci, do i duhet të shkatërrojë së pari familjen. Shkutimisht, edhe Patrizia dhe Maurizio e gjejnë veten në një betejë.
Ndërsa Cineplexx e përshkruan filmin kështu: “Tre dekada dashurie, tradhëtie, dekadence e hakmarrjeje që përmbyllen me një vrasje. Në ‘House of Gucci’ do të tregohet se ç’do të thotë një mbiemër, sa vlen, dhe sa larg mund të shkojë një familje për të mbajtur kontrollin në dorë.”