Art & Kulturë

Ansambli i valleve popullore bullgare me koncert në Berat

Ansambli i valleve popullore bullgare “Vangeloff”, me ftesë të bashkisë së Beratit, dha të dielën përpara artdashësve të shumtë beratas, një koncert të përbashkët me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” dhe grupin e shoqatës “Qypërllinjtë e Roshnikut”.

Të pranishëm në këtë koncert ishin ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Stoyanov Raytchevski, dhe nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo, të cilët përshëndetën këtë aktivitet të bukur artistik. Vallet dhe këngët e bukura popullore elektrizuan sallën dhe rrëmbyen duartrokitjet e artdashësve të shumtë, të cilët kaluan momente të paharrueshme mes tingujve të muzikës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).