Art & Kulturë

“Ballo Me Maska” mbërrin në skenën e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit

“Ballo me Maska” një nga operat më të njohura nga Giuseppe Verdi, vjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Produksioni i plotë me regji, skenografi të 1913 të restauruar së fundmi dhe kostume nga Teatro Regio Di Parma shënon konkretizimin e “Protokollit të Bashkëpunimit” të nënshkruar tre vite më parë nga Drejtoresha e Pergjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Znj. Zana Çela dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Teatro Regio Di Parma, Znj. Anna Meo.

“Ballo me Maska” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datat 1,2,3 dhe 4 Qershor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).