Al Burda është një platformë multidisiplinare kushtuar formave të shumta të artit dhe kulturës Islamike.
Duke promovuar krijimtarinë dhe eksperimentimin në praktikat e artit Islamik, Al Burda nxit diskutimin kritik mes ekspertëve të ndryshëm, institucioneve dhe komuniteteve mbi të shkuarën dhe të ardhmen e artit Islamik. Platforma ndërvepron me publikun përmes Festivalit dhe Çmimit Al Burda në një fomë bienaleje, Fondit Al Burda, si dhe programeve të shumta publike në UAE dhe në vende të ndryshme të botës si ligjërime të hapura, punëtori dhe ekspozita.
AL Burda, një nga aktivitetet më të njohura të artit Islamik, është një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila u çel në vitin 2004 në përkujtim të datëlindjes së Profetit Muhamed a.s. Aktiviteti mbahet nën përkujdesjen e Madhërisë së tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
📣Hyrja e lirë