Më 6 maj rivjen festa e Shtojzovalleve me këngë dhe valle, si më parë!
Muzikë, përralla dhe lojëra në 4 qytete të ndryshme, por në të njëjtën ditë.
Ky event organizohet nga “Brezi Ynë”, ku përveç rehatisë ku mblidhen bashkë muzika, arti dhe argëtimi, mund ta përdorni këtë mundësi për të njohur dhe për të bërë pyetje më tej rreth “Brezi Ynë”.
Në këtë natë do të ketë muzikë live, si edhe punime artistike nga Iris Nela, Arinda Peçi dhe Xhon Dervishi. Mos mungoni, të dielën më 6 maj, ora 16:00- 20:00!