Agon Nimani me fotografinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”

Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 Janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980).

E vendosur midis Perëndimit kapitalist dhe Lindjes socialiste, arkitektët e Jugosllavisë i janë përgjigjur kërkesave dhe ndikimeve kontradiktore, duke zhvilluar një arkitekturë të pasluftës, si në përputhje edhe të dallueshme nga qasjet e projektimit tjetërkund në Evropë dhe më gjerë. Arkitektura që u shfaq – nga rrokaqiejt e stileve ndërkombëtare në “kondenzatorët social” të stilit Brutalist – është një manifestim i diversitetit rrënjësor, hibriditetit dhe idealizmit që karakterizoi vetë shtetin jugosllav.

Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980 prezanton për herë të parë punën e jashtëzakonshme të arkitektëve kryesorë të Jugosllavisë socialiste në një audiencë ndërkombëtare, duke theksuar një trup të rëndësishëm arkitektural modernist, kontributet e të menduarit progresiv që rezonojnë edhe sot. Ekspozita eksploron temat e urbanizimit në shkallë të gjerë, teknologjisë në jetën e përditshme, konsumizmit, monumenteve dhe memorializimit, si dhe arritjen globale të arkitekturës jugosllave. Ekspozita përfshin më shumë se 400 vizatime, modele, fotografi dhe video nga një koleksion arkivash komunalë, koleksionesh familjare dhe muzeve në të gjithë rajonin, si dhe përmban punën e arkitektëve të rëndësishëm, duke përfshirë Bogdan Bogdanoviq, Juraj Neidhardt, Svetlana Kana Radević, Edvard Ravnikar, Vjenceslav Richter dhe Milica Šterić. Nga brendësia skulpturore e Xhamisë së Bardhë në Bosnjën rurale, deri tek rindërtimi i qytetit të Shkupit në bazë të dizajnit Metabolist të Kenzo Tange, si dhe stili unik i ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjaković, ekspozita shqyrton vargun unik të formave dhe mënyrave të prodhimit në arkitekturën Jugosllave dhe karakterin e saj të veçantë, por shumëdimensional.