San Pietro Resort, me një koncept inovativ që kombinon së bashku rezidencat me turizmin, duke ndikuar në zhvillimin e zonës dhe duke sjellë pikërisht atë që i mungon zonës: Turizmin Elitë.
Në një vend strategjik në plazhin e Gjirit të Lalezit, është projekti më i madh i këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit. Edil Al dhe Concord Investment kanë qenë gjithmonë liderët për futjen e koncepteve të reja dhe ngritjen e standardeve në nivele më të larta. San Pietro Resort është një tjetër investim i suksesshëm që mbështetet mbi këtë koncept. Gjiri i Lalezit është një nga plazhet ranore të Detit Adriatik dhe kjo zonë është e prekur nga si nga erërat e veriut edhe të jugut.
Pranë bregut shtrihet një zonë e gjelbur me pisha të gjata shumëvjeçare. Në këtë zonë të bukur, në një parcelë prej 350.000 m2 dhe me një bregdet prej 1500 metra me një plazh ekskluziv, gjendet San Pietro Resort. Ky kompleks, i përbërë nga banesa luksi dhe hoteli me 5 yje, do të bëhet destinacioni kryesor turistik për të gjithë individët e familjet që kërkojnë një vend për të qëndruar me një cilësi dhe pamje të mrekullueshme, duke mikëpritur jo vetëm turistët nga Shqipëria, por edhe nga rajoni e përtej.
Hoteli me 5 yje do të menaxhohet nga një emër i njohur ndërkombëtar në fushën e turizmit elitarë, “Melia Hotels International”. Ky grup spanjoll është i njohur për standardet e tij të larta, shërbimet e një cilësie të lartë dhe vendpushimet ekskluzive. San Pietro Resort është e pajisur plotësisht për të shërbyer si një oazë relaksimi dhe argëtimi për të gjithë familjen, 365 ditë të vitit.
Afërsia me Tiranën dhe Durrësin e bën atë një shtëpi të dytë për të gjithë ata që jetojnë 20 deri në 40 minuta larg. Në të njëjtën kohë, është një investim i sigurtë, falë rritjes vjetore të vlerës së pronës, por edhe falë mundësisë për ta dhënë me qëra gjatë gjithë muajve të vitit.