Disa gra nuk hanë mish për arsye të ndryshme, disa ruhen nga kolesteroli, disa janë kundër therjes së kafshëve për ta hëngër mishin e tyre, kurse disa tjera thjesht nuk e pëlqejnë shijen e mishit.
Kur jeni shtatzënë (ose nëse planifikoni një shtatzëni) mund të bëheni merak se a duhet të hajë patjetër mish. A është rrezik nëse nuk hani mish? Përgjigja është jo!
Ju mund të jeni vegjetariane dhe prapëseprapë të merrni të gjitha proteinat, vitaminat, mineralet dhe materiet tjera ushqyese për të cilat trupi juaj ka nevojë.
Nuk keni nevojë ta komplikoni mënyrën tuaj të të ushqyerit, vetëm keni kujdes që të hani mjaftueshëm fruta, perime dhe drithëra. Përpiquni të hani shpesh dhe në sasi të vogla.