Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.
Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substance kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë mesazhe trurit.
Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë, transmeton Telegrafi.
Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj. për të evituar këtë bëni të mundurën që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here.
Paralajmëroni të tjerët për dëmin që ju sjellin aromat.
Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju lind një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje.