Art & Kulturë

A.B. Yehoshua, autori Izraelit dhe aktivist i paqes ndahet nga jeta në moshën 85 vjecare

Shkrimtari dhe aktivisti politik i njohur izraelit A.B. Yehoshua u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare, u raportua të martën (14/06) nga Spitali Ichilov në Tel Aviv.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog e quajti atë “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Izraelit” dhe i dërgoi ngushëllime familjes Yehoshua, duke shtuar se “veprat e tij, të cilat vinin nga imazhi i atdheut tonë dhe thesaret e popullit tonë, na dhanë një pasqyrim të saktë, të mprehtë, të dashur dhe herë pas here të dhimbshëm të vetes sonë.”

Abraham B. Yehoshua lindi në Jerusalem në vitin 1936. Ai dha mësim për vite në Universitetin e Haifës, një qytet verior Izraelit i paraqitur në shumë prej veprave të tij letrare.

Ai u nderua me Çmimin Izraelit për Letërsinë në 1995 dhe Çmimin Francez “Prix Medicis” në 2012.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).