Art & Kulturë

“MUSLIMANI” një shfaqe nga Enver Petrovci ngjitet në skenën e ArTurbina

“MUSLIMANI” Një shfaqje me autor dhe regjisor Enver PETROVCI vjen për publikun shqiptar në datat 21 dhe 22 Qershor tek ArTurbina.

“Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasëm në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazias ortodoks.
Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: “Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazias ortodoks, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes vete gati kurrë” shprehet Enver Petrovci lidhur me inspirimin e shfaqes më të re.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).