24 Nëntor, 18:00, Tulla Culture Center
Të mërkurën e 24 nëntorit, në orën 18:00, Balkan’s Gate do të shfaqë për publikun e Tiranës tre filma me metrazh të shkurtër dhe një dokumentar. Eventi do të mbahet në Tulla Culture Center dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun.
Balkan’s Gate, një program nga AR Production, ndihmon dhe financon studentë dhe të rinj të interesuar në realizimin e filmave me metrazh të shkurtër. Disa nga titujt e realizuar pak javë më parë në Durrës janë “E shoh çdo ditë,” “Nobody,” “Broken Shell” dhe “Asylum.”